Albanian Skills · Edicioni i 11-të

Konkurset Kombëtare të Aftësive 2026

Pesëmbëdhjetë kategori konkurrimi, pjesëmarrje falas dhe dy javë garash në Tiranë. Për të rinjtë 15–29 vjeç që duan të tregojnë se çfarë dinë të bëjnë me duart, kokën dhe idetë e tyre.

Regjistrimet mbyllen më 11 tetor 2026. Aplikimi zgjat rreth 20 minuta.

26–29 tetor 2026

Gatim dhe Pastiçeri

Te Stela Resort, Tiranë · me ACCA

3–6 nëntor 2026

14 kategoritë e tjera

Pallati i Kongreseve, Tiranë · TIF32, me Klik Ekspo Group

Kush jemi ne

2014

viti i themelimit

11

edicione konkursesh

15

kategori këtë vit

Albanian Skills – Shoqata Kombëtare për Garat e Aftësive është një organizatë e përkushtuar ndaj promovimit të ekselencës profesionale, zhvillimit të aftësive të punës dhe të nxënit gjatë gjithë jetës në Shqipëri.

E themeluar në vitin 2014 si një iniciativë për krijimin e Konkurseve Kombëtare të Aftësive, Albanian Skills u bë organizata e parë dhe e vetme e këtij lloji në Ballkanin Perëndimor. Ka përfaqësuar Shqipërinë në aktivitetet e lëvizjes ndërkombëtare të aftësive, përfshirë WorldSkills dhe EuroSkills, duke krijuar ura mes të rinjve shqiptarë dhe standardeve ndërkombëtare.

Edicioni i 11-të sjell 15 kategori konkurrimi, ndër to pesë të reja, në fusha tradicionale, teknike, krijuese, digjitale dhe të lidhura me profesionet e së ardhmes. Synimi: një hapësirë ku të rinjtë tregojnë aftësitë, njihen me profesionistë dhe fitojnë eksperiencë reale konkurrimi.

albanianskills.org

15 kategori, pesë prej tyre të reja

Zgjidhni një kategori të vetme. Të gjitha konkurset zhvillohen njëkohësisht, ndaj lejohet vetëm një aplikim për person.

Kategori e re këtë vit

Kush mund të aplikojë

Fillo aplikimin
Mosha 15–29 vjeç
Mund të aplikojnë të gjithë të rinjtë 15–29 vjeç, pavarësisht gjinisë, fesë, bindjeve apo prejardhjes. Për çmimet (vendi 1–3) dhe mundësitë ndërkombëtare kualifikohen vetëm pjesëmarrësit 16–25 vjeç në datën e konkurrimit; të tjerët renditen dhe certifikohen.
Edhe nga diaspora
Të rinjtë shqiptarë që jetojnë jashtë Shqipërisë mund të aplikojnë. Pjesëmarrja është fizike në Tiranë, ndaj duhet të jeni në gjendje të udhëtoni në datat e kategorisë suaj.
NEET të inkurajuar
Inkurajojmë veçanërisht të rinjtë jashtë arsimit, punësimit dhe trajnimit. Statusi NEET nuk është kriter përjashtues; na ndihmon të kuptojmë më mirë profilin tuaj.
Pa asnjë pagesë
Aplikimi dhe pjesëmarrja në Konkurset Kombëtare të Aftësive janë falas. Akomodimi mund të merret në konsideratë për ata që udhëtojnë mbi 3 orë, sipas vendeve të kufizuara.

Si funksionon procesi

Detyrat e konkurrimit nuk janë pjesë e formularit; ato përcaktohen nga juritë dhe u komunikohen pjesëmarrësve të përzgjedhur.

  1. 1

    Plotësoni formularin

    Rreth 20 minuta, hap pas hapi. Përgjigjet ruhen automatikisht në shfletuesin tuaj, mund të ktheheni më vonë.

  2. 2

    Merrni konfirmimin

    Menjëherë pas dërgimit ju vjen një email me numrin e referencës. Ai konfirmon dorëzimin, jo përzgjedhjen.

  3. 3

    Shqyrtimi nga juria

    Pas mbylljes së regjistrimeve, stafi dhe juritë vlerësojnë përputhshmërinë me kategorinë, përvojën, motivimin dhe potencialin.

  4. 4

    Përgjigja brenda 5 ditësh pune

    Të gjithë aplikantët njoftohen me email. Të përzgjedhurit marrin agjendën, rregulloren, datat e sakta dhe materialet që duhet të sjellin.

Deri në 10 pikë bonus

Provo një aftësi · Try a Skill

Pas konkurrimit, në një kënd të posaçëm, mund t’i tregoni publikut diçka nga fusha juaj: si të ndërrosh në mënyrë të sigurt një llambë, si të qepësh një kopsë, një teknikë bazë gatimi, një prompt efikas për IA-në, një këshillë për kujdesin e flokëve. E hapur për të gjitha kategoritë, e shkurtër, praktike dhe interaktive.

  • Të shkurtra dhe praktike
  • Të kuptueshme për publikun e gjerë
  • Interaktive, me angazhim të drejtpërdrejtë
  • Rregullat vijnë me emailin e pranimit

Pyetje të shpeshta

Nuk e gjeni përgjigjen? Na shkruani në admin@albanianskills.org.

A mund të aplikoj në më shumë se një kategori?

Jo. Konkurset zhvillohen njëkohësisht, ndaj lejohet vetëm një aplikim për person. Sistemi pranon vetëm aplikimin e parë për çdo adresë emaili.

Jam 27 vjeç. A ia vlen të aplikoj?

Po. Mund të konkurroni, të renditeni dhe të merrni certifikatë. Çmimet e vendit 1–3 dhe mundësitë ndërkombëtare (WorldSkills, EuroSkills, panaire, shkëmbime) u rezervohen pjesëmarrësve 16–25 vjeç në datën e konkurrimit.

A ofrohet akomodim dhe transport?

Akomodimi mund të merret në konsideratë për kategoritë që zgjasin më shumë se një ditë dhe për pjesëmarrësit që udhëtojnë mbi 3 orë me transport publik. Vendet janë të kufizuara dhe kërkesa nuk garanton akomodim.

Çfarë duhet të sjell për konkurrim?

Kandidatët e përzgjedhur marrin me email rregulloren e përgjithshme dhe të kategorisë, agjendën, datat e sakta dhe listën e materialeve. Detyrat e konkurrimit përcaktohen nga juritë.

A mund ta plotësoj formularin me ndihmën e IA-së?

Jo. Me dërgimin e aplikimit deklaroni se përgjigjet janë tuajat, pa mjete të inteligjencës artificiale. Përjashtim bën kategoria e krijimit të përmbajtjes me IA, ku përdorimi i IA-së është pjesë e aftësisë që vlerësohet.

Si aplikon një ekip në Sipërmarrje?

Sipërmarrja është e vetmja kategori ekipore (2–5 persona). Çdo anëtar plotëson formularin individualisht dhe shënon të njëjtin emër ekipi.

Vendi juaj në garë fillon me një formular.

Pavarësisht nëse jeni në shkollë, në punë, në formim profesional apo mësoni vetë, kjo është hapësira për ta provuar veten dhe për të ndarë atë që dini me të tjerët.

Apliko tani